21:35 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lagjja e privilegjuar në Prishtinë, Komuna i “mbyllë sytë” ndaj saj!

Parkimi i veturave vend e pavend është dukuri të cilën e hasim pothuajse çdo ditë nëpër rrugët e Kosovës.

Madje, në disa rrugë të kryeqytetit veturat shpesh bllokojnë edhe hapësirat të cilat janë të dedikuara për këmbësor.

Në  disa fotografi të dërguara në redaksinë e “Indeksonline”, shihen plot automjete teksa janë parkuar gabimisht në ‘Rrugën B’ të Prishtinës.

Në këtë pjesë shihet se nuk ka të vendosur as ‘kunja’, ku për dallim nga lagjet tjera Kryetari  i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur disa të tilla, për mos lejim të parkingjeve.

Vlen të theksohet se parkime të veturave në këtë pjesë të kryeqytetit shohim pothuajse çdo natë, përderisa nga organet përkatëse nuk shqiptohen dënime për shoferët në fjalë.

Ndryshe, kohën e fundit Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se për këtë qëllim rruga e njohur si “Te Grandi” pritet  të mos jetë e kalueshme për vetura. Pra, prej Katedrales e deri te sheshi “Zahir Pajaziti” kjo rrugë sipas Ahmetit, duhet me qenë e kalueshme për këmbësor.

Më poshtë pamje:

/Indeksonline/