Lagjja “Tophane” dhe “MATI 1”- pa ujë të pijshëm për shkak të një defekti
Lagjja “Tophane” dhe “MATI 1” në Prishtinë nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme, kjo për shkak ekipet teknike te ujësjellësit do të intervenojnë deri në rregullimin e një defekti, këtë e ka bërë të ditur KRU “Prishtina”.
Ja njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë të lagjes “Tophane ”, “Mati 1” dhe një pjesë e lagjes së “Muhaxhirëve” në Prishtinë, për shkak të një intervenimi nga ekipet teknike të ujësjellësit, në një rrjedhje uji në lagjen” Tophane”, nuk keni ujë të pijshëm deri në eliminimin e defektit e që pritet të përfundojë gjatë ditës dhe t’ju rikthehet furnizimi me ujë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.
Derisa, në lagjen “ Mati 1 “ dhe “Muhaxhirët”, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme janë duke e kontrolluar sistemin e rrjetit në tërësi, në të dyja zonat, për shkak që uji nuk është ndërprerë nga ana e ujësjellësit. Mund të ketë manipulim me valvulat e rrjetit nga persona të pa përgjegjshëm apo edhe ndonjë defekt që është më vështirë të gjendet.
Ne jemi në shërbimin tuaj, andaj ekipet janë në teren, që të gjejnë shkaktarin e mosfurnizimit me ujë të pijshëm.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.