01:07 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Lahaj bën krenar Kosovën, për të flet edhe legjenda Placido Domingo

Tenori nga Kosova, Rame Lahaj, po vazhdon të korr suksese të mëdha në operat më të mëdha botërore.

E së fundmi, për Lahaj ka folur edhe tenori legjendar Placido Domingo, i cili ka vlerësuar në maksimum dhe ka treguar mbështetje për tenorin.

“Të dashur adhurues të operas,
jam më se i nderuar që më në fund mund të ndaj me ju këtë video, ku tenori legjendar Placido Domingo, e vlerëson dhe e mbështet talentin dhe karrierën time.

Fjalët nuk mund ta përshkruajnë, sa i lumtur ndihem që jam pjesë e karrieres së tij.

Gjithë të mirat për gjithë juve!” , ka shkruar Lahaj në llogarinë e tij në Facebook.

Tenori nga Istogu është i diplomuar për Kanto në Universitetin e Arteve në Tiranë, pasi më parë kishte studiuar për Shkenca Kompjuterike, Ramë Lahaj do të dallohej menjëherë për zërin e tij të bukur dhe paraqitjen skenike.

Ai ka fituar audicione për role në skena të rëndësishme të Europës, si në Itali, Francë, Gjermani, Londër. Në opera si “La Triviata” , “La Boheme” , “Makbeth” , “Rigoletto” etj . /IndeksOnline/