Lahaj i deshpëruar me procesin e pajisjes me viza për stafin dhe talentët e rinj

Tenori i njohur kosovar, Rame Lahaj ka treguar për problemet që janë ballafaquar talentët e rinj dhr stafi i “Rame Lahaj International Opera Festival”.
Ai ka bërë me dije se procesi i aplikimit për viza, për disas artistë të rinj që do të udhëtonin drjet Evropës, për aktivitete, ishte i ndërlikuara, me termine të vështira dhe “kërkesa e dëshmi banale”.
“Është vërtet e pa pranueshme dhe e turpshme që kosovarët edhe në vitin 2023 të mos mund të lëvizin të lirë, kur dihet që janë plotësuar të gjitha kushtet dhe që një pjesë e madhe e jona veçse jeton në shtete evropiane” shkroi Lahaj në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
U bënë vite që Kosova negocion e plotëson çdo kusht për të marr të drejtën elementare të lëvizjes së lirë, atë të liberalizimit të vizave.
Në platformën e festivalit tonë RLIOF qëllimin kryesor e kemi mbështetjen e talenteve të rinj, këto dit stafi ynë u përballu me proceset e aplikimit të vizave për disa prej artisteve të rinj, që do të udhëtojnë për disa aktivitete në Evropë.
Aplikacione të ndërlikuara, termine që mezi i bën, kërkesa e dëshmi banale!
Është vërtet e pa pranueshme dhe e turpshme që Kosovaret edhe në vitin 2023 të mos mund të lëvizin të lirë, kur dihet që janë plotësuar të gjitha kushtet dhe që një pjesë e madhe e jona veçse jeton në shtete evropiane.