Lahi Brahimaj falënderon qytetarët që e mbështetën, bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e ditës së nesërme si ditë vendimtare për të ardhmen e vendit.
Përmes një statusi, Brahimaj u shpreh se me përulësi dhe përgjegjësi po kërkon besimin e votuesve, duke theksuar se fuqia e votës është çelësi i ndryshimit.
“Faleminderit nga zemra për dashurinë, mbështetjen dhe besimin që ma keni dhënë gjatë kësaj fushate.
Nesër është dita e zgjedhjeve – një ditë e rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët.
Me përulësi dhe përgjegjësi, jam kandidat për deputet dhe besoj në fuqinë e votës suaj për ndryshim” shkroi Brahimaj.
Kujtojmë se nesër zhvillohen zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

