21:30 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / C E

Lahi Brahimaj: Gjakova ua mbylli gojën atyre që thonin se Aleanca po zvogëlohet

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka qëndruar në Gjakovë ku së bashku me kandidatin për President, Ramush Haradinaj kanë marrë përkrahje të madhe.

Brahimaj ka shkruar se ky tubim ua ka mbyllur gojën të gjithë atyre që thonin se Aleanca po zvogëlohet.

“Gjakova sot ua mbylli gojën gjithë atyre që thonin Aleanca po zvogëlohet. Sot u dëshmua e kunderta, Aleanca po rritet, Ramushi sot mori mesazhin e qartë që të bëhet gati për president. Faleminderit Gjakovë, vendi i kulturës dhe traditës!”, ka shkruar Brahimaj. /IndeksOnline/