Lahi Brahimaj i ikë më shumë se 1000 vota Vesel Krasniqit të Nismës

Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, po shkon drejt përfundimit.
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët-Ideal, numëron 7 për qind të votave të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit. Bazuar në këtë numër, koalicioni pritet të ketë tetë deputetë në legjislaturën e ardhshme.
Me rezultatet momentale të kandidatëve për deputetë, AAK-ja pritet t’i ketë pesë deputetë, ndërsa Nisma Socialdemokrate tre deputetë.
Nisma mund t’i arrijë katër deputetë, duke ia hequr një deputet AAK-së nëse Vesel Krasniqi i Nimë-s e fiton garën me Lahi Brahimajn e AAK-së.
Deri më tani në rezultatet e publikuara deputeti në radhët e AAK-së Lahi Brahimaj ka arritur të sigurojë 12.046 vota.
Ndërsa, Vesel Krasniqi nga radhët e NISMA-së, ka arritur të marë 11.035 vota, 1 mijë më pak se Brahimaj.
Brahimaj dhe Krasniqi po luftojnë për vendin e shtatë brenda listës, pasi vendi i tetë do t’i përkas kandidates së Nismës, Xhevahire Izmaku.
Kujtojmë, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se javën e ardhshme të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës./IndeksOnline/
