Lahi Brahimaj konfirmon fitoren në garën për deputet: Ky besim është përgjegjësi

Lahi Brahimaj ka arritur rikthimin në parlament duke marrë votat e mjaftueshme në zgjedhjet e 9 shkurtit. Brahimaj do të jetë deputet i AAK-së në parlament, ndërsa këtë sukses e quan edhe përgjegjësi.
“Falënderim i përzemërt për secilin prej jush që më besuat votën tuaj!
Ky besim është përgjegjësi dhe zotim për punë të palodhur. Do të jem zëri juaj i fuqishëm për një Kosovë më të zhvilluar ekonomikisht, më të sigurt dhe me dinjitet të plotë ndërkombëtar.
Garuam së bashku, vazhdojmë bashkë.
Me respekt dhe përkushtim”, shkruan Lahi Brahimaj në njoftim.