Lahi Brahimaj përkujton nënën e vrarë në luftë: Ajo ishte nëna e UÇK-së

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ka përkujtuar nënën e saj, Azen e cila u masakrua nga paramilitarët serb me 3 gusht të vitit 1998.
Nëna Aze apo siç njihej nga bashkëluftëtarët e Lahisë, Nëna e UÇK-së është heroinë e luftës dhe nga duart e saj u ushqyen qindra ushtarë të UÇK-së.
Ish komandanti Lahi Brahimaj ka thënë se falë kujdesit e kontributit të saj, qëndruan në këmbë atëherë e po jetojmë krenarë sot.
Postimi i plotë i Lahi Brahimajt:
Nëna Aze,
Sot në përvjetorin e përjetësimit tënd, shoh se dhembja për nënën assesi të shuhet, por krenaria për një heroinë, tejkalon secilën dhembje.
Bashkëluftëtarët të quanin Nana e UÇK-së, e në atë cilësi po të kujtoj sot, si bashkëluftëtar. Falë kujdesit e kontributit tënd, qëndruam në këmbë atëherë e po jetojmë krenarë sot.
Sot kujtojmë po ashtu heroin Idriz Gucati dhe martirët e përjetësuar po atë ditë, Sejdi e Arif Kasumaj, Ukshin Hamza dhe Zize Sylaj.
Pushoni të qetë në vendin për lirinë e të cilit sakrifikuat më të shtrenjtën tuaj.
Lavdi!