11:28 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Lahoz pësoi një lëndim, ndërrohet gjyqtari për ‘El Classico’

Mateu Lahoz ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm ta drejtoj takimin mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Dje gjatë ditës u caktua gjyqtari kryesor për ‘El Classicon’ që zhvillohet të shtunën nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline

Emri ishte i Lahoz, por ky i fundit është ndryshuar sot për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë stërvitjeve. Vendin e tij do ta zë gjyqtari, Jesus Gil Manzano.

Derbi i javës së 30 në La Liga do të zhvillohet të shtunën nga ora 21:00. Kujtojmë që ndeshjen e parë këtë edicion, e kishte fituar Real Madridi midis ‘Camp Nou’ me rezultat 1 me 3./IndeksOnline/