75 Mall Live Search
20:42 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Lajçak: Diskutuam mbi pretendimet financiare dhe pronësore dhe do të rinisim përsëri në 2021

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka  përshëndetur raundin e 7-të të bisedimeve që u zhvilluan sot në Bruksel.

Ai na një postim në rrjetin social Twiter ka bërë të ditur se sot u vazhduan diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronësore dhe do të rinisim përsëri në 2021.

Ndërkohë që sot Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se me ndërmjetësim të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka  zhvilluar sot, më 10 dhjetor, në Bruksel takimin e radhës me delegacionin serb.

Temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastra. Ky diskutim ishte vazhdimësi e trajtimit të këtyre çështjeve në takimin e kaluar, më 29 tetor 2020.