75 Mall Live Search
13:24 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lajçaku arrin në Beograd, pritet që me Vuçiqin të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka arritur sot në Beograd.

Lajçaku, do të takohet sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në orën 18:00.

Ai, ka arritur në Serbi një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve dhe padyshim se temë kryesore e takimit, do të jetë çështja e dialogut Kosovë -Serbi, transmeton Indeksonline.

Lajçaku qëndroi disa ditë edhe në Kosovë, ku zhvilloi takime të njëpasnjëshme me aktorët kryesorë të vendit./Indeksonline/