14:53 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / MSH

Lajçak arrin në Kosovë, i shkon Kurtit në takim

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Kosovë.

Me të arritur, Lajçak është nisur drejt zyrës së kryeministrit Kurti, për t’u takuar me të.

Vizita tre ditore e Lajçakut do të fokusohet kryesisht në Veri.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij, diplomati sllovak do të takohet edhe me liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.