75 Mall Live Search
18:01 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lajçak: BE është shumë serioze kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi

Pas përfundimit të takimit me presidentin Hashim Thaçi, Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar para mediave ku tha se BE është shumë serioze kur të bëhet fjalë për këtë proces.

Lajçak poashtu tha se Bashkimi Evropian ka punuar afër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithçka që është arritur sa i përket dialogut Kosovë-Serbi është rezultat i një bashkëpunimi shumë të ngushtë, raporton Indeksonline.

Gjithashtu përfaqësuesi i BE-së, Lajçak deklaroi se do të vazhdojë komunikimin edhe me Kryetaren e Kuvendit, kryeministrin dhe gjithë përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës lidhur me çështjen e dialogut.

“Kjo është vizita ime e parë në këtë kapacitet si përfaqësues i BE-së për dialogun me Kosovës Serbisë dhe në këtë rast pata takim në emër të 27 vendeve të Bashkimit Evprian.BE është shumë serioz kur të bëhet fjalë për këtë proces dhe mandati im është që të ndihmojë dhe të arrihet një marrëveshje  legalisht e obligueshme në mes Kosovës dhe Serbisë, që do të rregullonte të gjitha marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve e që do të ishte e pranueshme për të dy këto vende dhe vendet e tjera përreth. Prandaj unë pres që këtë proces të përcjellim me sukës dhe të sjelljes ashtu siç ka filluar nga viti 2011 dhe pata një bisedë konkrete me presidentin Thaçi për planin për elementet metodologjinë dhe do të vazhdojmë komunikimin tonë edhe me përfaqësuesit e tjerë të Kosovës me Kryetaren e Parlamentit, kryeministrin, partitë politike dhe poashtu do të vazhdojë vizitën time në Beograd në mënyrë që të fillojnë përgatitjet tona për procesin e dialogut”, tha ai, shkruan Indeksonline.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut, datë 27 qershor e paralajmëruar kjo nga i Dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump, Ambasadori Richard Grenell, Lajçak u përgjigj kështu:

“Shpresojmë që ky proces, të vazhdojë dhe do të ketë takim së shpejti edhe në Bruksel. Nuk e di por ajo që di është se Bashkimi Evropian ka punuar afër me ShBA-të dhe gjithçka që është arritur në dialogu është rezultat i një bashkëpunimi shumë të ngushtë në mes BE-së deh ShBA së dhe do të doja të vazhdojë ky komunikim i ngushtë me ShBA-të”, tha ai./Indeksonline/