Lajçak bën të ditura temat që do të diskutohen nesër në Bruksel

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosolav Lajçak ka deklaruar se në takimin e nesërm në Bruksel, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranazhimet për komunitetin jo-shumicë.
Lajçak përmes një publikimi në Twitter, shkroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti janë dakorduar që ekipi negociator të ndjek këto tema, transmeton Indeksonline.

“Presidenti Vuçiq e kryeministri Hoti janë pajtuar që ekipi negociator të ndjekë marrëveshjet për pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë. Të dyja temat janë shumë komplekse, për këtë arsye nesër do të diskutojmë për pretendimet financiare dhe aranzhimin për komunitetin jo shumicë në ditët në vijim”,shkroi Lajçak.
Nesër në Bruksel do të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin e ekspertëve.
Palën kosovare do ta përfaqësojë Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa atë serbe Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq./Indeksonline/