75 Mall Live Search
14:33 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Lajçak bisedë telefonik me Osmanin, diskutohet situate politike në Kosovë

I dërguari special I Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo u bë e ditur nga vetë Lajçak, përmes një shkrimi në Twitter, transmeton Indeksonline.

“Diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë dhe përgatitjet për rifillimin e dialogut të lehtësuar nga BE. U pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ai./Indeksonline/