75 Mall Live Search
18:47 / E Martë, 19 Mars 2024 / MSH

Lajçak deklarohet pas takimit trepalësh në Bruksel

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në Bruksel zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, si dhe përfaqësuesin serb, Petar Petkoviq.

Gjatë ditës pati takime bilaterale, për të përfunduar me takimin e përbashkët të të tri palëve, takim ky që zgjati pothuajse katër orë, raporton Indeksonline.

Pas përfundimit të takimit, Lajçak tha se sot nuk u arrit ndonjë marrëveshje, vetëm pajtueshmëria e palëve që të mbahet një tjetër takim ditën e hënë.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë dhe ndikimi i vendimit në operimet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët” shkroi Lajçak në profilin e tij zyrtar në platformën “X”./Indeksonline/