Lajcak demanton kritikuesit e zv.km Bislimi

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para gazetarëve në ditën e fundit të vizitës në Kosovës ka folur për takimet që ka pasur.
Lajçak tha se Besnik Bislimi në takimin që kishin pasur në Bruksel me të dhe Petkoviçin i kishte thënë se nuk ka arkiva të UÇK-së, transmeton Indeksonline.
“S’ka pasur diskutime speficike për arkivat, ka pasur rikonfirmim se nuk do të ketë pengesa nga palët për të pasur kyçje në arkiva kjo është çfarë është thënë edhe para një viti.”
“Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiv shtetërore të Kosovës”, u shprehë emisari i BE-së.
Tutje ai refuzoj të komentoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë./Indeksonline/