75 Mall Live Search
23:30 / E Martë, 07 Maj 2024 / MSH

Lajçak dhe asistenti i presidentit Biden diskutojnë për Ballkanin Perendimor

I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ka diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor me drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Evropën, Miker Carpenter, i cili është edhe asistent special i presidentit Biden.

Në një postim në platformën “X” Lajçak tha se ky takim është konfirmim i partneritetit të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së.

“Më vjen mirë që pata mundësinë të diskutoja zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare(NSC) të SHBA-së për Evropën për Evropën Miker Carpenter. Një tjetër konfirmim i partneritetit tonë të shkëlqyer BE-SHBA”, ka shkruar Miroslav Lajçak.