75 Mall Live Search
18:32 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / L K

Lajcak dhe Bislimi takohen në Vjenë: Takim i dobishëm, diskutuam për rrugën drejt normalizimit

Emisari Special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimin janë takuar sot në Vjenë, përcjell IndeksOnline.

Lajçak shkroi se ishte një takim i dobishëm, ku diskutuan në detaje zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

“Diskutim i mirë dhe i dobishëm, në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve sot në Vjenë. Ne diskutuam në detaje zbatimin e plotë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajcak në X./IndeksOnline/