75 Mall Live Search
19:46 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / A. M.

Lajçak dhe këshilltarët evropianë nesër zbarkojnë në Prishtinë dhe Beograd

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, Jens Plettner dhe Emanuel Bonne do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më 9 shtator.

Ata do të zbarkojnë të premten (nesër) në Prishtinë dhe Beograd, teksa do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”, kishte deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.“Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, pati deklaruar Stano për REL.