75 Mall Live Search
19:37 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Lajçak dhe Von Cramon takohen para zgjedhjeve në Kosovës, ja çka u diskutua

I dërguari special nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ëhstë takuar sot me Raportuesen e Kosovës në BE, Viola Von Cramon.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka treguar se në këtë takim është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe planet për vitin 2021, transmeton Indeksonline.

“Kënaqësi që u takuam fizikisht me Viola Von Cramon para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Ne biseduam për dialogun, situatën në terren dhe planet për vitin 2021”, kështu ka shkruar Lajçak në postimin e tij./Indeksonline/