75 Mall Live Search
19:42 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / S Z

Lajçak dhe Vuçiq bien dakord për hapat e ardhshëm në dialog

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një “takim të hapur” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Beograd.

Pas diskutimeve, siç ka bërë të ditur Lajçak, kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut.

“Në Beograd pata një diskutim të hapur me presidentin Vuçiq mbi gjendjen aktuale të lojës në Dialog. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në platformën X.