Lajçak e Bislimi bien dakord që zbatimi i shpejtë i marrëveshjes është urgjent

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislim,i është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se me Bislimin është takuar përpara nisjes së Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, e ku ka folur për proces e dialogut me Serbinë.
“Përpara Davos, takova DPM-në e Parë @BislimiBesnik për të diskutuar një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak.
Ahead of @Davos, I met First DPM @BislimiBesnik to discuss a wide range of Dialogue-topics and expectations on advancing the normalisation of relations with Serbia in the coming period. We agreed that swift implementation of the Agreement on the Path to Normalisation is urgent. pic.twitter.com/qwHccdOlVC
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 15, 2024