Lajçak falenderon Isa Mustafën për një bisedë konstruktive: U pajtuam për rifillimin e dialogut

Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka falenderuar Isa Mustafën për siç citon ai një “bisedë konstruktive për situatën aktuale politike”.
Lajçak thotë se ai dhe Mustafa u pajtuan për priorietin sa i përket rifllimit të dialogut, i cili sipas tij duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe përshpejtimin për të hyrë në Evropë.
Vlen të theksohet se Lajcak ka dalur kundër idesë së korrigjimit të kufijve, duke thënë se s’është fare në agjendën e tij dhe se kjo nuk i kontribuon stabilitetit të rajonit, shkruan IndeksOnline.
Postimi i plotë:
“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive për situatën aktuale politike, situatës rreth # COVID19 dhe pritjet e ardhshme për Kosovën. U pajtuam në lidhje me prioritetet e rifillimit të Dialogut. Kjo duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe përshpejtimin e përparimit në rrugën e tyre evropiane.”
Thanks @IsaMustafaKS for a constructive talk on the current political situation, #COVID19 response, and future expectations for Kosovo. Agreed on priority of resuming Dialogue. Should lead to normalization of relations with Serbia and accelerated progress on their European path.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 15, 2020