75 Mall Live Search
15:44 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Lajcak flet me Vuçiqin, thotë se pati një bisedë të mirë për dialogun me Kosovën

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka biseduar me Aleksandër Vuçiq.

Ai ka biseduar sot në telefon me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Indeksonline.

Lajmin e bëri të ditur vet, përmes një postimi në Twitter, ku tha se ka pasur një bisedë të mirë dhe konstruktive me Vuçiqin për dialogun me Kosovën.

“Si pjesë e kontakteve të mia me udhëheqësit politikë të Ballkanit, sot bisedova me presidentin Aleksander Vuçiq. Patëm bisedë të mirë dhe konstruktive, duke filluar nga dialogu, ndihmat dhe reagimi ndaj Covid-19 dhe ekonomia. Mezi pres të punoj së bashku me partnerët e mi për tërë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak në Tëitter./Indeksonline/