Lajçak gati për takimin me Kurtin dhe Vuçiqin!

Sot nga ora 10:00 do të nisin takimet e kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi me zyrtarët e BE-së.
Ky takim do të ndërmjetësohet nga përfaqësues evropianë, konkretisht përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe emisari i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajcak.
IndeksOnline nga vendi i ngjarjes raporton se emisari i posaçëm për dialog nga BE, Miroslav Lajcak ka arritur në ndërtesën ku do të mbahet takimi.
Poashtu pas Lajcakut në vend të takimit kanë arritur edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut. /IndeksOnline/



