75 Mall Live Search
09:45 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Lajçak i bën gati temat që do të diskutohen në dialogun Kosovë-Serbi

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pak para zhvillimit të takimeve me delegacionin e Kosovës dhe atë serb, e ka publikuar një fotografi në Twitter.

Ai ka thënë se është gati për diskutimet e sotme të shefave të delegacioneve, ndërsa tha se në këto takime do të flitet për çështje pronësore dhe financiare.

“Duke u përgatitur për takimin e sotëm të Dialogut Beograd-Prishtinë me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, ka shkruar Lajçak.