Lajçaku i prerë: S’do të ketë marrëveshje pa Asociacionin…

Emisari sSpecial i BE-së Miroslav Lajçak, për dialogun Kosovë-Serbi, ka mbajtur një konferencë shtypi, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë.
Ai ka qenë i prerë në deklaratat e tij, duke thënë se Asociacioni… duhet të themelohet, sepse pa të nuk do të ketë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.
“Kur kërkon diçka duhet të jesh i gatshëm edhe të japësh diçka. S’do të ketë marrëveshje pa asociacionin”, tha midis tjerash Lajcaku.
Nga ana tjetër ai theksoi se ka marrë zotimin nga krerët e vendit, se çështja e asociacionit është punë e kryer dhe ata do të respektojnë vendimet e 2013-s dhe 2015-s./IndeksOnline