75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 02 Mars 2021 / AR

Lajçak i shkon në zyre edhe Isa Mustafës

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkuar për një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Indeksonline.

Lajçaku dje u takua me Albin Kurtin, ndërsa sot e filloi ditën duke u takuar me Osmanin, për të vazhduar më pas me Hoxhajn dhe Hotin.

Pas përfundimit të takimit me Osmanin, Lajçaku tha se në Kosovë ka ardhur me disa mesazhe, duke theksuar  e për çështjen e dialogut i duhet spektrit politik unitet i plotë, meqë ai nuk i takon vetëm një partie apo vetëm Qeverisë.