75 Mall Live Search
21:23 / E Diele, 06 Tetor 2024 / Gj. Sh

Lajçak: Javët në vijim pritet takimi në nivel kryenegociatorësh midis Kosovës dhe Serbisë

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se do të punojë për organizmin e takimit të radhës në kuadër të procesit që drejton mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim”, ka thënë Lajçak.

Theksojmë se tash e një vjet Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar takim në nivel të lartë kryenegociatorësh.

Kjo për shkak të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit 2023./Indeksonline/