75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Lajçak kërkon integrim të Ballkanit Perëndimor në BE

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ankorohen fuqishëm në familjen e madhe evropiane. Kështu deklaroi emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak.

Ai i bëri këto komente gjatë konferencës ”Evropa Lindore dhe Juglindore”,  organizuar nga Forumi ‘Delphi’.

“Në Konferencën e sotme “Evropa Lindore dhe Juglindore organizuar nga Forumi Delphi, fola për rëndësinë e një perspektive të besueshme të Ballkanin Perëndimor në BE”, shkroi lojcak në llogarinë e tij në tëitter.

“Për të ankoruar fuqishëm rajonin në komunitetin tonë demokratik të vlerave”.

Ditëve të fundit në Kosovë, përveç Lajçak , qëndroi edhe emisari amerikan për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai britanik, Stuart Peach.