75 Mall Live Search
16:53 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / S Z

Lajçak: Kosova prezantoi prioritetet, Serbia refuzoi pjesëmarrjen në takimin e përbashkët

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar pas dështimit të takimit inaugurues të Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit.

Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka theksuar se Kosova kishte paraqitur prioritetet e saj, ndërsa Serbia refuzoi të marrë pjesë për shkak të “zhvillimeve në Kosovë”.

“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel deputetësh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj, ndërsa Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.