09:28 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Lajçak: Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë brenda disa muajsh

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë ka thënë se dialogu midis dy vendeve duhet të përfundojë për disa muaj e jo vite, raporton IndeksOnline.

“E kam thënë disa herë se ky proces, do të përfundojë për disa muaj, e jo për vite, nëse Kosova dhe Serbia kanë vullnet”, tha Lajçaku.

Ai ka shtuar, po ashtu se kjo marrëveshje duhet të përfundojë gjatë mandatit të zotëri Kurtit dhe Osmanit.

“Për çështjen e hartës  e kam thënë një zyrtar i Bashkimit Evropian mund të përdorë vetëm një hartë zyrtare të Bashkimit Evropian. Situata në mes të Kosovës dhe Serbisë është e qartë. Duhet ta respektojë pozitën e Bashkimit Evropian. Në fund të dialogut Prishtinë-Beograd duhet të jetë harta e njëjtë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe nuk shoh pengesa në këtë pikë”, tha ai./IndeksOnline/