Lajçaku mban konferencë shtypi, jep detaje për takimet në Kosovë

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do të mbajë sot një konferencë shtypi në orën 12:30, në oborrin e Zyrës së BE-së në Prishtinë.
Lajçaku pritet të japë detaje për takimet me liderët politikë në Kosovë.
“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do të mbajë sot një konferencë shtypi, 18 qershor 2020, ora 12:30, në oborrin e Zyrës së BE-së në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.
Diplomati sllovak ka arritur para dy ditësh në Kosovë, nga Zvicra me një aeroplan të ushtrisë zvicerane.
Lajçaku gjatë vizitës në Kosovë, ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin, Avdullah Hoti, kryetaren e Kuvendint, Vjosa Osmani dhe liderët e partive politike.