75 Mall Live Search
14:14 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Lajcak mbërrin në Qeveri, pas pak pritet të nisë takimi

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, do të takohet sot me Kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Për takimin e sotëm, Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë detaje të shumta rreth takimit vetëm kanë bërë të ditur  që do të nisë nga ora 14:00, në Ndërtesën e Qeverisë.

Mësohet se Lajçak ka arritur në ndërtesën e qeverisë për tu takuar me kryeministrin Kurti.

Kjo është hera e dytë që brenda 10 ditëve Lajçaku po zhvillon takime me kreun e qeverisë, Albin Kurti./IndeksOnline/