Lajçak: Me Bislimin u dakorduam për hapat e mëtejmë në dialog

Përfaqësuesi i BE-së në dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se përmes një video konference kanë diskutuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ku kanë diskutuar dhe kanë rënë dakord, për hapa të mëtejmë në një listë rreth çështjeve të Dialogut.
“Mbajtëm një video-konferencë të detajuar me zv.kryeministrin Besnik Bislimi, sot në një listë të çështjeve të Dialogut. Jemi dakord për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”, u shpreh ai.
Had a detailed video conference with First DPM @BislimiBesnik today on a list of Dialogue issues. Agreed on follow-up and next steps. pic.twitter.com/ltpZteNpQd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 13, 2023