75 Mall Live Search
13:40 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / LB

Lajçak në Twitter tregon çka bisedoi me Kurtin dhe Bislimin

I dërguari i posaqëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirorslav Lajçak ka thënë se, mirëprita mundësinë për të vazhduar diskutimet e mia të hapura, të detajuara dhe serioze me kryeministrin Albin Kurti për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale të Dialogut, veçanërisht energjinë dhe targat.

Ai përmes Tweet-it ka reaguar duke thënë se, bisedimet i vazhdova edhe në takimin me zv.kryeministrin e parë Besnik Bislimi.

“E mirëprita mundësinë për të vazhduar diskutimet e mia të hapura, të detajuara dhe serioze me kryeministrin Albin Kurti për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale të Dialogut, veçanërisht energjinë dhe targat. Bisedimet i vazhdova edhe në takimin me zv.kryeministrin e parë Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajcak.