75 Mall Live Search
21:05 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / Gj. Sh

Lajçak në Strasbourg, informon europarlamentarët për dialogun

Emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është takuar në Strasbourg me disa eurodeputetë.

Lajçak është takuar me një pjesë të grupit progresiv S&D Group dhe EPP Group, të cilë i ka njoftuar për dialogun rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Duke Informuar TheProgressive dhe EPPG group me më të fundit në Dialogun e djeshëm në Strasburg. Mirënjohës për mundësinë e një diskutimi tërheqës dhe interesin për punën tonë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të punojmë së bashku për ta bërë realitet integrimin e rajonit në BE“, ka thënë Lajçak.