75 Mall Live Search
09:20 / E Premte, 06 Shtator 2024 / L K

Lajçak nis takimin me Bislimin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e qeverisë paraditen e së premtes.

Lajçaku besohet se do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët në Bruksel.

Ky pritet të jetë takimi i vetëm i Lajçak me qeveritarët, ngase në agjendë nuk parashihet të ketë përballje sy më sy me të parin e qeverisë, Kurtin./Indeksonline/