75 Mall Live Search
22:20 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / Gj. Sh

Lajcak: Nuk kemi parë ndonjë përparim nga takimi i javës së kaluar, puna jonë vazhdon nesër

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar për takimin e javës së kaluar në mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq.

Lajcak tha se nga ky takim nuk është parë ndonjë përparim për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të raporteve.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se këto diskutime do të vazhdojnë edhe nesër, ku do të mblidhen kryenegociatorët e të dyja vendeve dhe do të flasin për hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjeve. /IndeksOnline/