10:11 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / B O

Lajçak paralajmëron një takim të ri mes Kurtit e Vuçiq

Miroslav Lajçak ka paralajmëruar një takim mes Kurtit e Vuçiq para pushimeve të verës.

Në konferencën për media, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se takimi pritet të zhvillohet në Bruksel.

“Jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel. Po punojmë në këtë drejtim. Poashtu, ka një numër të dokumenteve që tani jemi duke i diskutuar” ka thënë Lajçak./Indeksonline/