16:43 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / Blerim

Lajçak parasheh se zgjidhja e mes Kosovës dhe Serbisë do jetë kompromis i dhimbshëm

Në kuadër të Forumit të Sigurisë që ka filluar me 6 tetor në Beograd, sot është duke vazhduar edhe  përmes platformave online.

Me këtë rast përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e sheh si një hap shumë të rëndësishëm, procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, e sheh si një hap të madh në kontributin, për në besimin rajonal dhe një element domethënës për zgjidhjen e sfidave rajonale.

“Për këtë, kemi qëllim që t’i arrijmë tri çështje njëkohësisht: e para normalizimi i raporteve mes të dyja palëve, kontributi në normat evropiane dhe sjelljen e rajonit sa më afër të ardhmes evropiane. Serbia të kontribuojë në stabilitetin rajonal”, ka thënë Laiçak, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast përfaqësuesi i BE-së, Lajçak ka theksuar se zgjidhja nuk është një proces i lehtë, por do të jetë një kompromis i dhimbshëm.