19:44 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / S Z

Lajçak pas takimeve me Bislimin e Petkoviq: Folëm për një listë të gjatë të çështjeve dhe situatën në veri

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi e atë të Serbisë, Petar Petkoviq, folën për një listë të gjatë të çështjeve të dialogut.

Lajçak tha me Bislimin e Petkoviqin, temë ishte edhe shtensionimi i situatës në veri.

“Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të dialogut duke filluar me zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri”, tha Lajçak, raporton Klankosova.

Tutje, ai tha se diskutimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ndryshe, Lajçak priti në takime ndaras Bislimin e Petkoviqin, ndërsa nuk pati takim trilateral mes palëve.