Lajçak pas takimit me Bislimin e Petkoviqin: Shumë punë përpara

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit që ka pasur sot me shefat e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë ka thënë se pozicionet e palëve në disa çështje mbesin shumë larg.
Lajçak përmes Twitterit ka shkruar se pas dy ditë takimesh ka shumë punë përpara për t’u bërë.
“Sapo përfunduam dy ditë me punë të madhe dhe diskutime intensive me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pozicionet në një numër çështjesh urgjente mbesin larg njëra-tjetrës. Shumë punë përpara”, ka shkruar Lajçak.
Poashtu është konfirmuar se këtë muaj nuk do të ketë diskutime të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.
Ndryshe, Lajçak ka takuar ndaras javën e kaluar Kurtin dhe Vuçiqin në samitin e zhvilluar në Bled të Sllovenisë.