75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 06 Shtator 2024 / L K

Lajçak pas takimit me Bislimin: U pajtuam për diçka…!

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, sot ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ku ka dhënë detajet e para për çfarë folën në takim.

Lajcaku theksoi se temë diskutuimi ishte, hapja e urës së Ibirit, ku sipas tij qëndrimi i BE-së është për t’u hapur ura, por duhet të ketë Kosova koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Po ashtu, diskutuam çështjen e urës në Mitrovicë dhe hapjen e saj për transport, qëndrimi i BE-së është i mirënjohur por duhet ta përsërisë se duhet të hapet, por që hapja të bëhet në bashkëpunim më ngushtë me partnerët të ngushtë të Kosovës”, ka thënë Lajçak, përcjell IndeksOnline.

Lajçak foli edhe për bllokimet e paralajmëruar nga serbët në pikat kufitare me Kosovës, ku emisari vlerësoi se nuk do të ketë bllokime.

“E pashë shpalljen, unë besoj që nuk do të ketë bllokime nuk ka kurrfarë arsyeje për bllokime, pra duhet të ketë liri të lëvizjes”, tha ai.

Ai gjithashtu foli për raportimet se Serbia është tërhequr nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Sipas tij nuk ka një gjë të tillë, sepse marrëveshja është pjesë e rrugës evropiane për Kosovën por edhe Serbinë.

“Sa i përket tërheqjes se Serbisë ndaj marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe jemi duke punuar në implementim, asnjëra palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje.

Letra është tërhequr nga deklarata që nuk ndihmojnë fare, por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj, marrëveshja tashmë është bërë pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë, pra është e vlefshme në të dyja anët”, shtoi Lajçak.

Ai gjithashtu bëri të ditur se janë pajtuar për një gjë më Bislimin, por nuk dha detaje më shumë.

“Jemi pajtuar për diçka, por nuk mund ta themi pa u koordinuar më të tjerët”, tha ai./IndeksOnline/