75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lajçak, pas takimit me Kurtin: Çfarëdo marrëveshjeje, ajo duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e Kosovës

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditën e dytë në Kosovë e ka nisur takime me liderë partish politike.

Lajçaku ka takuar fillimisht liderin e LVV-së, Albin Kurti. Tha se me të pati një diskutim shumë të mirë.

“Fillova ditën e dytë në Kosovë me një diskutim shumë të mirë dhe frytdhënës me udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Theksova nevojën që Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Çfarëdo marrëveshjeje duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e saj”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Pas këtij takimi Lajçaku është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Ndërkaq tashti pritet të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.