19:47 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / AR

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: S’kemi asnjë interes për të ruajtur status quo-në

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u deklarua pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Ai u shpreh se vendet anëtare të BE-së nuk kanë interes në ruajtjen e status quo-së dhe janë të gatshëm të sjellin procesin e dialogut në një përfundim të suksesshëm sa më shpejt që është e mundur.

Shtetet anëtare të BE-së presin që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mbi normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të gjitha çështjet e hapura të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim“, tha Lajçak, raporton Tanjug.