75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 13 Maj 2022 / k.v

Lajçak pret në takim Bislimin, flasin për targat, energjinë dhe personat e zhdukur

Nga ora 11:00, shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi pritet të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel.

Siç ka raportuar RTK, tema mes dy palëve negociuese do të jetë për targat, energjinë dhe personat e zhdukur.

Paralelisht, pritet të shikohen mundësitë nëse është i realizueshëm organizimi i takimit të radhës në nivelin më të lartë politik, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq./IndeksOnline/