Lajçak pret Qeverinë e re në Kosovë për të vazhduar dialogun me Serbinë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se dialogu do të vazhdojë porsa të formohet Qeveria e re në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Ai tha se pandemia nuk e ngadalësoi dialogun midis dy vendeve.
“Në prill të vitit të kaluar, dialogu u ndal për gati dy vjet, por ne arritëm ta rikthenim në rrugën e duhur. Ne arritëm të binim dakord për të dyja palët për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve.
Ne arritëm një marrëveshje mbi tekstet e para për atë proces, në mënyrë që situata me Covidin të mos ishte pengesë për dialogun. Ne presim të vazhdojmë pas formimit të Qeverisë në Kosovë”, tha Lajçaku.
Ai theksoi në programin e mëngjesit TVCG në Serbi, se ata nuk presin që gjithçka të mbetet e njëjtë në atë dialog, sepse Kosova po bëhet me një Qeveri dhe kryeministër të ri./Indeksonline/